Pikërisht në mesnatën ndërmjet të hënës dhe të martës ka filluar së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS.

Drejtuesit janë paralajmëruar se targat e qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë janë të paligjshme dhe se duhet menjëherë të vizitojnë qendrën më të afërt të regjistrimit dhe t’i ndryshojnë ato në RKS.

7
7

Dhe siç raportohet, automjeti i parë ka kaluar saktësisht në mesnatë dhe zonja e cila ka marrë paralajmërim, domethënë një “qortim”, ka thënë për Euronews Serbia se ende nuk e di nëse do ta riregjistrojë automjetin e saj në targa RKS.

“Ata nuk na thanë asgjë kur arritëm në vendkalim. Tani për tani, nuk do të bëj asgjë…”, citohet të ketë thënë ajo.

Zbatimi i vendimit të Qeverisë për targat do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.

Duke nisur nga 1 nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes.

Sipas mediumit në fjalë, në Jarinje nata ka kaluar e qetë, nuk ka pasur kontrolle të shtuara policore dhe as ndonjë incident.

Siç shkruan më tej ky medium, rreth pesë kilometra nga vendkalimi në Jarinje, ishin dy patrulla të KFOR-it. Para mesnate ishin katër vetura të pjesëtarëve të KFOR-it amerikan dhe më vonë lituanez.

Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar me të rejat rreth zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë se përkundër kërkesave të SHBA-së dhe BE-së për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e veturave për 10 muaj, të premten Prishtina vendosi ta zbatojë atë vendim në katër faza.

Ndërsa Lista Serbe ka paralajmëruar se “serbët nga veriu i Kosovës do t’i japin përgjigje dhe rezistencë të ashpër shqiptimit të parë të gjobës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: