Punonjësit e inceneratorit të Fierit ende pa marrë pagat dhe kanë hyrë në muajin e pestë që nuk paguhen për punën e tyre. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanËeb” se ata janë mbledhur në protestë dhe kanë bllokuar mjetet me mbeturina që vijnë nga bashkitë Roskovec, Patos, Fier dhe Lushnjë.

Punonjësit thonë se do të qëndrojnë përditë këtu derisa të marrin pagat.

Atyre iu është premtuar, por deri më sot nuk kanë marre asgjë. Punonjësit kërcënuan se do të futen në grevë urie nëse nuk marrin pagesat.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb