Sot në Itali hapet zyrtarisht merkato dimërore dhe të gjithë klubet do të fillojnë punën për të realizuar planet e tyre në përforcimin e skuadrave. Një klub që do të ketë shumë punë gjatë merkatos për shkak se dëshiron të mbijetojë në Serinë A është Palermo. Mediat pranë Palermos kanë filluar të përmendin emrat e parë që janë në planet e siçilianëve për të rritur forcën e skuadrës në garën e vështirë deri në përfundim të këtij sezoni. Mes të tjerëve, në planet e tyre janë edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare që luajnë në Zvicër, Jahmir Hyka i Luzernës dhe Armando Sadiku i Zyrihut. Si Hyka edhe Sadiku janë përmendur shpesh për ndryshim skuadre në këtë merkato. Për mesfushorin e majtë më shumë interes është shfaqur nga Turqia, ndërsa emri i Sadikut është lidhur me Luganon, që tashmë drejtohet nga ish zv. trajneri i kombëtares shqiptare, Paolo Tramexani. Niveli i lartë i Serisë A dhe një sfidë mjaft interesante për të shpëtuar një ekip si Palermo mund t’i joshë dy futbollistët kuqezi. /Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: