Jamir Hyka, mesfushori i kombëtares shqiptare, ka gjetur golin e parë me skuadrën e tij të re, San Hoze Ërthkuejks. Shtatshkurtri u tregua deçiziv pasi me golin e shënuar në minutën e 4-t shtesë, i dha një pikë ekipit në shtëpi kundër Dallas, duke barazuar 1-1. Më parë Dallasi kishte kaluar në avantazh me anë të Akostës në minutën e 78.

Hyka e filloi këtë takim si titullar dhe qëndroi në fushën e lojës për 90 minuta të plota. Kjo ishte ndeshja e tij e 6 me San Hozenë dhe e para që qëndron në fushë gjatë gjithë takimit. Pas 6 ndeshjesh, skuadra e Hykës ka grumbulluar 8 pikë dhe renditet në vendin e 5-të të Konferencës së Perëndimit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb