Kryeministri Edi Rama bën me dije se prej ditës së djeshme, 10 korrik ka hyrë në fuqi ligji për aktivitetet detare.

Rama thotë se tashmë me këtë ligj të ri mjetet lundruese mund të vendosin flamurin shqiptar për ta kthyer atë në pasaportën e re të marketimit të Shqipërisë si një destinacion turistik, përfshirë bregdetin si një destinacion të ri mesdhetar dhe gjithë vijën bregdetare në një zonë konkuruese për portet e marinat.

Sipas Ramës ky ligj sjell më shumë turizëm, punësim dhe emër për Shqipërinë. Ligji për aktivitetet detare është një rregullim ligjor për mjetet lundruese për të shfrytëzuar detin për zbavitje por me rregulla.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Prej 10 korrikut 2020 ka hyrë në fuqi për herë të parë në Shqipëri një ligj “Për aktivitetet detare”⛵️ i cili i hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pashfrytëzuar në historinë tonë të re e të vjetër jo e jo, industrisë së detit ?

Ligji bën të zbatueshëm, vizionin dhe ambicien për ta shndërruar flamurin shqiptar??përmes mjeteve lundruese, në “pasaportën” e re të marketimit të Shqipërisë si destinacion turistik, bregdetin tonë në një destinacion të ri mesdhetar të anijeve turistike të të gjitha dimensioneve dhe vijën tonë bregdetare në një zonë konkururse për portet e marinat turistike?☀️⚓️

Më shumë turizëm, më shumë të ardhura në ekonomi, më shumë punësim, më shumë emër për Shqipërinë e bukur në Europë e në botë???

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb