Në zyrat e qarkut të Vlorës është regjistruar një vjedhje. Ngjarja ndodhi rreth mbrëmë orës 23:30, tek Pallati i Kulturës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se person ende i paidentifikuar ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë ka reaguar drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Bardhyl Gjika. Ai pohoi për mediat se hajduti ka hyrë nga dritarja e zyrës së zëdhënësit dhe më pas ka hapur zyrat e pronave. Mes të tjerash Gjika pohoi se aktualisht po bëhet inventarin për të parë se çfarë mungon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: