Katër shtetas shqiptarë të cilët në mënyrë të paligjshme kanë hyrë në Maqedoni, janë arrestuar nga policët e stacionit policor Rogaçevë, informon MPB.

Sipas asaj që njoftohet, shtetasit shqiptar të moshës prej 20, 21, dhe dy nga 25 vjeçare, të gjithë nga qyteti i Kukësit, në mënyrë të paligjshme kanë hyrë në Maqedoni mbrëmë rreth orës 19:20 minuta në vendin e quajtur Udhëkryqi në afërsi të Jazhincës.

Gjatë ditës katër ilegalët do të nxirren para gjykatësit për kundërvajtje dhe pritet të gjobiten me dëbim në shtetin e tyre amë dhe ndalesë për hyrje në Maqedoni në kohëzgjatje prej 3 deri në 5 vite.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb