17 shtetas sirianë, algjerianë e marokenë janë kapur mbrëmjen e së mërkurës.
Këta shtetas kanë hyrë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.
Burime bëjnë të ditur se refugjatët janë konstatuar nga policia në qytetin e Elbasanit dhe më pas është lajmëruar policia kufitare të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e tyre drejt Kapshticës për procedurat e kthimit mbrapsht.
(BalkanWeb)