Dy vëllezër në Dibër kanë rënë në prangat e policisë, pasi vodhën banesën e një shtetase, ndërkohë që plani i tyre u zbulua. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Pejkë.

Mësohet se Fjoralb e Arsen Mani kanë vjedhur me dhunë 300 mijë lekë, një orë dhe një varëse floriri.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Dibër, operacioni policor i koduar “Goods”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

I vodhën me dhunë para dhe sende personale në banesë, një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 vëllezërit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë, pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, në kuadër të operacionit policor të koduar “Goods”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, nga ana e shërbimeve të Policisë u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

-F. M., 25 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Pejkë, Maqellarë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: