Policia ka ushtruar terror në një banesë në Lezhë ku jetonte një grua me dy fëmijët e saj të mitur. Ngjarja ndodhi në Dajç të Lezhës kanë përjetuar terror pasi banesa e tyre u kontrollua ne mëngjes herët nga policia. Pasi ka dëgjuar të bërtiturat e policisë, Kristina Gjinaj me fëmijët e traumatizuar janë shtrire për toke. Pas ikjes se tyre ka mësuar se janë nga FNSH-ja e Shkodrës, qe kane tentuar te hyjnë nga dritaret duke dëmtuar edhe pronën e tyre.

Pavarësisht frikës, ajo ka hapur derën duke u përballur me forcën e tyre, por pa i dhënë asnjë shpjegim për situatën e krijuar. Pas largimit te policisë, ajo ka lajmëruar bashkëshortin qe ndodhej si punëtor në Mal të Zi duke i kërkuar qe te kthehej për shkak te frikës qe kishin përjetuar dhe traumës qe kishin fëmijët e tyre 14 dhe 16 vjeç.

Artan Gjinaj është kthyer menjëherë dhe ka kërkuar shpjegime, por qe ende nuk i ka marre. Ai thotë se nuk ka asnjë problem dhe se nuk e di arsyet e këtyre veprimeve qe atij i janë thënë se janë te policisë.

Kristina Gjinaj shpjegon situatën dhe tmerrin e përjetuar se bashku me fëmijët e saj nga disa njerëz me uniforma policie dhe te armatosur duke shtuar se ka konstatuar vetëm dhunën e ushtruar prej tyre për te hyre brenda, por nuk mori asnjë përgjigje për veprimet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb