TIRANË

Një ngjarje e rëndë raporton të ketë ndodhur sot në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se dy sirianë kanë hyrë në një kabinë elektrike, ku fatkeqësisht i ka zënë korrenti.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku sirianët janë dërguar menjëherë në spital. Mësohet se emigrantët janë të moshës 32 dhe 33 vjeç. Ndërsa ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb