Në media shpesh kanë qarkulluar video e foto ku priftërinjtë shihen teksa mbrojnë dhe kujdesen poër qentë endacakë që hynin në kishat e tyre.

Rasti më prekës ishte ai i At Artur Oliveira nga Brazili, i cili pasi pa një katërputrosh të shtrirë në karrigen e tij, bëri gjithçka për ta birësuar nga besimtarët e tij dhe ia doli.

Por ka edhe priftërinj që nuk e konsiderojnë shtëpinë e Zotit të denjë për qen, siç është rasti i një prifti të një kishe në Cajapampa të Perusë.

Ai ka vepruar mizorisht ndaj një qeni endacak që hyri në kishë gjatë meshës dhe iu afrua altarit. Të gjithë pritën që prifti të reagonte me pozitivitet, por ai i dha një shkelm të fortë qenit.

Lii Yescu, një besimtare e pranishme në kishë, postoi një video të skenës së abuzimit në llogarinë e saj në TikTok, por pamjet u bllokuan sepse u konsideruan “në kundërshtim me udhëzimet”.

Megjithatë, videoja u regjistrua dhe bëri xhiron e rrjeteve sociale, duke gjeneruar një valë kritikash kundër priftit që sulmoi qenin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: