TIRANE-Për Policinë e shtetit, nuk ka dallime. Zbatimi i ligjit u kërkohet të gjithëve njësoj, pavarësisht postit që kanë. Kështu, rreth 3 ditë më parë është kapur në “gabim” deputeti i Partisë Socialiste Paulin Sterkaj.

Burime të sigurta pranë Policisë së Tiranës bëjnë me dije se deputeti është ndaluar nga efektivët e Policisë Rrugore teksa ecte kundërvajtje. Për këtë arsye, deputetit Sterkaj i është bllokuar leja e drejtimit të automjetit.

Sipas ligjit, deputetit do t’i duhet të presë gjashtë muaj që të rikthehet në timon. Ajo çka bie tjetër në sy është se zoti Sterkaj, ndryshe shumë kolegë të tij, preferon të qëndrojë vetë në timon e jo të ketë shofer, gjë që me siguri do të jetë i detyruar ta ndryshojë të paktën për gjashtë muaj e ardhshëm.

(a.n/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: