Një kamion që vinte nga Shqipëria është ndaluar nga policia greke në Patra. Mësohet se brenda kamionit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 50 kg marijuane.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm nga policia greke, ndërsa raportohet se droga ishte fshehur në një vend të improvizuar enkas në kabinën e mjetit.

Kamioni është ndaluar në afërsi të Mosolongjit, në rrugën “Ionia”. Ndërkohë, në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, 60-vjeçari shqiptar, i cili më herët kishte kaluar kufirin përmes një prej pikave të kalimit kufitar Shqipëri-Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb