Një 70-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Tales, në Lezhë.

Burimet nga policia bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:50. Të njëjtat burime thanë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P.Gj., 70 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det.
Mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:50, në plazhin e Tales, Lezhë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi P.Gj., 70 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: