E ardhmja e Hysaj dukej e destinuar, larg Napolit, dëshirë të cilën si lojtari ashtu dhe agjenti i tij e kanë shprehur publikisht në më shumë se një herë. Hysaj kërkon më shumë minuta, është në prag të skadencës së kontratës, të gjithë këto faktorë e bënin të sigurt largimin e tij por ja që gjërat kanë ndryshuar tashmë me Gattuson në stol.

Hysaj
Hysaj

Sipas “Sky Sport”, kapiteni kuqezi mund të qëndroj tek Napoli, madje mund të pranoj edhe rinovimin e kontratës. Gjithnjë sipas “Sky Sport”, drejtuesit e Napolit janë takuar me agjentin e Hysaj, Mario Giuffredi për të diskutuar mbi mundësinë e rinovimit të kontratës e cila i skadon në 2021. Një tjetër legjionar kuqezi, i cili po lakohet shumë në merkato është dhe Marash Kumbulla. Pas Napolit, Inter, Lazio e Juve, në skenë del edhe Man.United.

Kumbulla
Kumbulla

Sipas “Daily Star”, “djajtë e kuq” janë të gatshëm ti ofrojnë Veronas 15 milion euro për të marrë shërbimet e 20-vjeçarit. Ndryshe nga mediat angleze, ato në Itali flasin për një akord të gjetur prej kohësh ndërmjet Interit dhe Veronas për transferimin e qendërmbrojtësit në verë në Milano.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb