Elseid Hysaj ka festuar në mënyrën më të mire të mundshme ndeshjen e tij të 100 në Serinë A, duke dhuruar një paraqitje thuajse perfekte në duelin kundër Juventusit në këtë sfidë jubilare. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka merituar duartrokitjet e publikut dje për atë paraqitje në të cilën u kthye në nivelet e tij të zakonshme, pas një periudhe me luhatje.

hysaj higuain

Ndaj Juventusit u pa Hysaj në versionin e tij më të mirë, jo vetëm falë sigurisë që dha në mbrojtje, por edhe për mbështetjen që i dha Kajehon në fazën sulmuese, e cila zakonisht shihet si pika e dobët e mbrojtësit shqiptar.

Për këtë paraqitje, “Eurosport” i vendosi Hysajt notën 6,5. “Nuk vuan thuajse asnjëherë Manxhukiç, përkundrazi ka mundësinë të sulmojë me vazhdimësi duke vënë në vështirësi të mëdha Asamoah”, shkruhet në përshkrimin për të në notat e ndeshjes.

hysaj manxhukic

Kjo paraqitje e mbrojtësit shqiptar ka ndikuar direkt edhe te notat e bardhezinjve me Asamoah që është vlerësuar me 5 se “nuk arrinte të mbante hapin e Kajehon dhe Hysajt”. Ndërsa kundërshtari i tij direkt në fushë, Manxhukiç, është vlerësuar me 5,5 pikërisht për sakrificën që bëri për t’u kthyer në mbrojtje.

“Është i detyruar të bëjë një detyrë më mbrojtëse se zakonisht dhe vuan në duelin me Hysajn. Nga pikëpamja sulmuese ishte inekzistent”, shkruhet për sulmuesin kroat, fjalë të cilat tregojnë qartësisht atë që ka dhuruar Hysaj në këtë sfidë./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: