Elseid Hysaj që prej dy vitesh luan me skuadrën e Napolit në Itali, mund të largohet në fund të sezonit. Oferta për të kanë ardhur nga Premier League-a angleze, me skuadrat londineze Arsenal dhe Chelsea që kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit shqiptar. Lajmi është bërë i ditur nga vetë menaxheri i Elseidit, Mario Giufredi.

“Arsenal dhe Chelsea kanë vëzhguar Hysajn. Sigurisht që ekzistojnë vlerësime për të. Falë paraqitjeve të tij monitorohet nga skuadrat më të mëdha në Evropë. Por tani nuk mendojmë për asnjë skuadër dhe jemi të fokusuar te Napoli. Do të shohim në verë se si do të veprojmë”, deklaroi Giufredi.

“Elseidi për momentin në kokë e ka vetëm Napolin. Për mua afati kalimtar i janarit nuk ekziston, ne do të shohim verës se çfarë do të ndodh. Do të shohim ofertat dhe sigurisht dëshirën e vetë Elseidit”, tha Giufredi. Për momentin Napoli i Hysajt është në vend të tretë, 2 pikë nga Roma e vendit të dytë dhe 6 pikë nga Juventusi kryesues.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: