Elseid Hysaj ka fituar besimin e trajnerit të Lazios, Mauricio Sarri. Mbrojtësi shqiptar është titullar në ndeshjen që do luhet në orën 20.45 me Milanin në kampionat.

Kjo është sfida e 3-të radhazi që lojtari shqiptar do luajë nga minuta e parë. Ky është sezoni i dytë në kryeqytet për Hysaj, në edicionin e parë numëron 29 paraqitje, ndërsa këtë sezon 14 të tilla.

Formacionet zyrtare

LAZIO (4-3-3): Provedel; Hysaj, Casale, Romagnoli, Marusic; Milinkovic, Cataldi, Luis Alberto; Pedro, Felipe Anderson, Zaccagni

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kalulu, Tomori, Dest; Tonali, Bennacer; Messias, Diaz, Leao; Giroud

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: