Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj ka folur para sfidës me San Marinon e vlefshme për eleminatoret e Botërorit Katar 2022.

Hysaj thotë se humbja me Anglinë nuk i bëri përshtypje kuqezinjve pasi dihej se do të ishte e vështirë, teksa mbrojtësi thotë se sfida e radhës ndaj San Marinos është më e vështirë.

Për të, San Marino luan si Andorra mbyllur mbrapa në mbrojtje dhe ai konfirmon se lojtarët kanë folur me Rejan për disa lëvizje në mënyrë që të krijojnë më shumë raste e të gjejnë më shumë lojtarë.

Hysaj thotë se me ekipet në nivelin e Shqipërisë apo nën saj duhet të merren patjetër 3 pikët në mënyrë që kombëtarja të mbetet në garë për kualifikueset.

 

 

‘’Morali me humbjen në Anglinë nuk na bëri përshtypje, e dinim që do isthe ndeshje e vështirë, po të bënim ndonjë mrekulli.

Jemi gati, sepse kemi menduar si ndeshej të rëndësishme Andorra dhe San Marino, me Anglinë nuk dihej rezultati, u futëm për të ‘luajtur’.

Besoj do ishte një ndeshje si në Andorra. San Marino luan shumë mbyllur mbrapa. Kemi folur me Rejan, të bëjmë disa lëvizje që të kemi më shumë raste se me Andorrën dhe më shumë hapësirë.

Unë do jem i njëjti lojtar, këtë është edhe një modul që trajneri e përdor më shum ëofensiv se sa defensiv. Ka më shumë hapësirë në lëvizjet e mia. Nuk i dihet ndeshjes. Çdo ndeshje ka ndryshimet e veta. Besoj jam dhe jemi të gjithë gati për këtë ndeshje. Për mua kapiten, është bukur të jesh kapiten, por kur merr telefonatën e kombëtares është shumë bukur të jesh pjesë e këtij grupi.

Rëndësia është që me skuadrat në nivelin tonë, ose më poshtë të bëjmë maksimumin. Me Anglinë ishte lojë shumë e bukur, por me Andorrën e San Marinon duhet të shfrytëzojmë të gjitha rastet. Për të marrë 3 pikët e për të qenë në garën për t’u kualifikuar. Duhet të jemi, për të bërë ndeshjen më të lehtë duhet të jemi më të koncentruar. Duken të lehta në letër, një top që ata e shfrytëzojnë kurse ne nuk jemi të koncentruar. Të shfrytëzojmë mundësitë që të ecim përpara. ‘’- tha Hysaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb