Elseid Hysaj dhe Lorenco Insigne janë dy lojtarë stabël të formacionit të Napolit të cilët përtej futbollit janë edhe miq të ngushtë. Kjo e ka lejuar shqiptarin që mbrëmë në sfidën që napoletanët luajtën kundër Genoa-s të testonte nervat italianit shtatshkurtër.

Përpara fillimit të ndeshjes lojtarët e Napolit kishin zbritur në fushën e Genoa-s për të parë nga afër terrenin ku do të zhvillonin takimin, ndërkohë Insigne kishte marrë me vete një kafe dhe po e pinte i qetë përpara nisjes së ndeshjes.

Në një moment, mbrojtësi shkodran përplaset me shokun e skuadrës duke ia derdhur kafenë italianit, i cili nuk i ka kursyer të sharat në dialektin napolitan, “a bucchin e mammt”.

Edhe pse Insinje e ofendoi me fjalë të rënda, Hysaj e kaloi me të qeshur këtë moment.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb