Lazio mori fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur Venezian në transfertë me rezultatin 1-3. Tri pikë me shumë vlerë për bardhekaltrit, që tani mund të shohin më lart në renditje.

Ishte Pedro që shënoi që në fillim të takimit, pikërisht në minutën e tretë. Një gol që çliroi miqtë, por në minutën e 30-të Venezia barazon shifrat me Forte. Një gol i diskutueshëm, aq sa në pushim Igli Tare zbriti në fushë për t’i kërkuar llogari gjyqtarit.

Me të nisur pjesa e dytë, është Acerbi që kalon sërish në avantazh Lazion pas pasimit të Cataldit. Një gol që rezultoi vendimtar për ekipin e Sarrit, pavarësisht se në limite shënoi edhe Luis Alberto. Thomas Strakosha sërish titullar, ndërsa mungoi Hysaj, i cili është i dëmtuar dhe kthehet në janar përballë Empolit.

Në takimin tjetër të orës 16:30, Sassuolo është befasuar në shtëpi nga Bologna, e cila fitoi pastër 3-0. Për pasojë, Bologna ngjitet në vendin e 10-të, duke lënë pas pikërisht Sassuolon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb