Napoli dhe Lacio po luajnë takimin e vlefshëm për Kupën e Italisë me të kaltërit që e nisin pjesën e dytë në epërsi të një goli.

Por pjesa e parë ka pasur gjithçka. Elseid Hysaj e ka lënë fushën e lojës në minutën e 19-të, pas dy të verdhave radhazi. Por numrat në fushën e lojës u barazuan shpejt sepse edhe Lukas Leiva la Lacion me 10 vetë në minutën e 25-të.

Edhe ai si shkodrani i Kombëtares kuqezi mori dy të verdha. Golin e vetëm deri tani e ka shënuar Insinje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: