Elseid Hysaj po çudit të gjithë ishullin Britanik me performancat e tij, të paktën ashtu siç raporton tabloidi anglez “Daily Star Sunday”. Në garë për shërbimet e lojtarit pas United dhe Chelsea është futur edhe ekipi i Pep Guardiolës.

Spanjolli pritet t’i bashkohet garës sepse kërkon përforcime për krahun e djathtë të prapavijës, e cila ka lënë shumë për të dëshiruar në këtë sezon, duke pësuar 19 gola në 15 ndeshje, 7 vetëm në dy takimet e fundit në kampionatin anglez.

Tashmë mbetet të mësohet se si do të veprojë Napoli me futbollistin, por ashtu siç është shprehur menaxheri i tij pak ditë më parë, duket shumë pak e mundshme që lojtari të iki nga Italia që në janar. Ndaj pritet që Hysaj të mbyllë vitin te skuadra italiane, para se të marrë në konsideratë transferimin apo jo në kampionatin anglez, ku ai është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: