E ardhmja e Elseid Hysaj është më enigmatike se kurrë pasi për shqiptarin ditët e fundit mediat kanë raportuar lajme tepër interesante.

Të enjten ishte gazetari italian Livio Varriele që deklaroi se 24-vjeçari i Napolit ka arritur marrëveshjen me Paris SG dhe në fund të sezonit do t’i bashkohet francezëve.

Sot kanë mbërritur raportime të reja të cilat e shohin Hysaj te Manchester United. E përditshmja britanike “The Sun” shkruan se “djajtë e kuq” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Hysajt e cila është 44 mln stërlina.

Me Mateo Darmian që duket drejt një rikthimi në Itali dhe Valnecia-n i cili është në vitet e tij të fundit Jose Mourinho po kërkon një zgjidhje më afatgjatë.

“The Sun” shkruan se paraqitjet e mira të shqiptarit përgjatë gjithë sezonit dhe jo vetëm e kanë vendosur atë nën objektivin e shumë klubeve të mëdha europiane. Gjithashtu një arsye e mirë sipas kësaj prestigjiozeje për të blerë Hysajn është çmimi i tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb