Elseid Hysaj ka folur pas ndeshjes ndaj Izraelit për mikrofonët e “Supersport”, duke u shprehur se skuadra pësoi një humbje të evitueshme dhe se nga ky takim, duhet të merret më e mira pasi kishte shumë raste. “Duhet të marrim më të mirat nga kjo ndeshje, pasi goli i parë ishte gol që nuk duhet pësuar. Ishte një gol pa lidhje. Trajneri na uroi se luajtëm mirë dhe kishte të drejtë te kritikat për golat. Nëse nuk shënojmë, pësojmë dhe ajo dihet.

Nuk ka ndryshuar gjë nga viti i kaluar pasi në fushë treguam lojë të mirë. Pësuam gola të evitueshëm, por nëse nuk shënon, nuk arrin të fitosh”, u shpreh Hysaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb