Shqipëria fillon të hënën aventurën e kualifikueseve të Euro 2024, ndaj një kundërshtari mjaft të vështirë si Polonia. Mbrojtësi i kuqezinjve, Elseid Hysaj ka dhënë një intervistë për Supersport, teksa shprehet se skuadra ka energjinë e duhur për të bërë mirë në këtë takim dhe se personalisht është i favorizuar nga skema e re.

“Po, normal që trajneri do japë një frymë të re dhe diçka më tepër. Jemi të gjithë me energjinë e duhur. Do të jemi gati për nesër. Skema 4-3-3? Po, më favorizon skema e re. Ka qenë më e vështira të luaja me ‘3-5-2’. Luaj prej vitesh si mbrojtës krahu në skemën me katër mbrojtës. Do të më favorizojë skema e re.

Frymëzim më shumë fillimi me një trajner të ri. Harrojmë ndeshjet e këqija. Po kërkojmë të bëjmë sa më shumë, që të arrijmë sa më shumë drejt Europianit tjetër.

Më shumë i druhem Lewandowskit apo Zielinskit? Të gjithë janë lojtarë të fortë. Këta janë ndër dy lojtarët që duhet të kemi më shumë kujdes” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: