Lazio synon që të fitojë Conference League, teksa ndeshja e radhës është nesër ndaj CFR Cluj në mbrëmje. Para gazetarëve ka dalë lojtari shqiptar i lacialëve, Elseid Hysaj.

“Ku dëshiron të arrijë Lazio me Ligën e Konferencës? “Ne duam ta fitojmë atë, ne mund ta bëjmë dhe të gjithë lojtarët duan një trofe shtesë në vitrinën e tyre.”

Si po shkon këtë vit? “Jam më i qetë dhe po përmirësohem. Nuk dua të dorëzohem deri në fund.”

Çfarë ndeshje prisni? “Ne kemi parë disa video se si ata luajnë. Kanë diku te 3 ose 4 lojtarë që bëjnë diferencën. Ne nuk duhet t’i lejmë hapësira.”

Ju mungon diçka si skuadër? “Ne jemi një skuadër e madhe dhe një grup i madh. Mentaliteti ynë duhet të përmirësohet, ne luajmë çdo tre ditë dhe gjithmonë na duhet të rigjejmë energjitë tona fizike dhe mendore” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb