Kapiteni i Kombëtares në ndeshjen me Islandën, Elseid Hysaj, për “Supersport” pas ndeshjes deklaroi se Shqipëria pari taste shënimi, ndërsa thekson njëjtë si trajneri Reja se gjyqtari skocez u ka mohuar kuqezinjve një penallti të pastër.

Çfarë mendon se nuk funksionoi?
Patëm raste, por një nga ato dy momentet patëm edhe një penallti të mohuar. Nëse nuk shënojmë dhe nuk na japin penallti, do e humbim dhe ndeshjen.

Momenti i pësimit të golit, 5 lojtarë rreth shënuesit…
Ishte gabimi ynë, nuk mund të kalojë mes 5 vetave një lojtar. Edhe ata, 2 raste patën, nuk patën shumë. Duhet të sigurohemi më shumë.

Ndiheni mirë t’i dhe Lenjani me sistemin e ri të Rejas?
Unë u gjenda shumë mirë, hera e parë ose e dytë që e bëj këtë rol. Besimin e kam për të shkuar përpara e kam, shpresoj të vazhdojmë kështu. Duhet të sigurojmë disa gjëra të vogla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb