Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka folur për mikrofonët e “Sky Sport” ditën e sotme, duke i dhënë meritën Gatuzos për rikthimin e harmonisë në skuadër dhe se në ekip ndihet dora e trajnerit të ri.

“Po na jep shumë, përpara se të vinte ai kishim shumë probleme si në dhomat e zhveshjes ashtu edhe jashtë fushe. Kjo na bëri që të humbisnim shumë kohë. Tani me trajnerin jemi më të përqëndruar. Ka shumë nga Gatuzo te ky Napoli i sotëm, ai do 110% në çdo ndeshje dhe ne duhet të stërvitemi shumë. Me Sampdorian na duhen tre pikët, duhet të tregojmë se jemi Napoli dhe të fitojmë kundër të gjithëve”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: