Elseid Hysaj dhe Marash Kumbulla pritet të jenë dy nga legjionarët më të lakuar në këtë merkato dimri. Hysaj kërkon të largohet përfundimisht nga Napoli, menjëherë, ndërsa për Kumbullën ekipet më të rëndësishme kërkojnë ta blindojnë për të ardhmen duke e lënë tek Verona deri në përfundim të sezonit. Roma dukej pista më konkrete për kapitenin kuqezi por së fundmi në garë është futur dhe Juve, më saktë Maurizio Sarri.

Hysaj
Hysaj

Nuk është një risi, fakti që Sarri e kërkon në skuadër, e ka dashur gjithnjë, edhe kur ishte pjesë e Chelsea edhe tani që është pjesë e “Zonjës së Vjetër”. “La Gazzetta dello Sport” insiston: “Sarri dëshiron Hysajn tek Juventus”. Juve dhe Napoli priten të futen në negociata gjatë janarit ku ideja e bardhezinjve është të përfshijnë në negociata De Sciglion.

Hysaj2
Hysaj2

Nëse dështon pista PSG, skuadër e cila prej kohësh kërkon shërbimet e mbrojtësin italian, atëherë Juve mund ta përfshijë në negociata për të arritur tek Hysaj i cili kërkon të largohet nga Napoli, skuadër më të cilën i skadon kontrata në 2021.

Kumbulla
Kumbulla

Situata është pak më ndryshe për Kumbullën. Për qendërmbrojtësin kuqezi janë futur në garë pjesa më e madhe e klubeve në Serie A, Juve, Inter, Napoli e Lazio. Verona duke e qenë e vetëdijshme për interesimin e madh ka vendosur dhe çmimin për talentin 19-vjeçar, çdo skuadër e cila kërkon shërbimet e Kumbullës duhet fillimisht të paguaj 20 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb