Lazio kalon më tej në Kupën e Italisë fal suksesin 1-0 përballë Bologna. Në stadiumin Olimpik, përtej rezultatit të ngushtë, lacialët nuk e vendosën ndeshjen në asnjë moment në dyshim. Goli i Felipe Andreson në minutën e 33-të në fund rezultoi përcaktues.

Titullar dhe 90-minuta në fushë zbriti sërish Elesid Hysaj, një paraqitje pozitive nga anësori kuqezi, i vlerësuar me notën 6.

Pas humbi jo pak nga statusi i tij, Hysaj, pak nga pak po fiton sërish besimin e trajnerit Sarri:

“Ishte pak e vështirë për mua që të futesha në botën e re të Sarrit, por këtë vit jam më mirë fizikisht, po stërvitem, po mundohem të kuptoj ku mund të përmirësohem. Herët a vonë, puna do të shpërblehet. Çfarë kam ndryshuar në këtë sezon? Pak nga gjithçka. Të vija këtu pas 6 vitesh te Napoli ishte e vështirë edhe për mua, pavarësisht faktit se kam eksperiencë. Të ndryshosh gjithçka është e vështirë. Tani ndjehem mirë me të gjithë shokët e skuadrës, me të gjithë ekipin, po fillojmë të bëjmë lojën që kërkon trajneri, po hyj edhe unë në manovrën e tij dhe është shumë e bukur, theksoi Hysaj duke u shprehur ndër të tjera se tashmë vëmendja është e gjitha te sfida e fundjavës kundër Milanit në Serie A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: