Transformimi i Elsid Hysajt ka qenë i madh ndër vite pasi pasioni dhe puna e kanë bërë shqiptarin që të ngjitet në nivelet më të larta të futbollit duke patur parasysh se nga ku ai e ka nisur praktikimin e këtij sporti. Menaxherët dhe drejtuesit e Napolit duke parë arritjet dhe cilësitë që ka sjellë shqiptari në skuadrën italiani besojnë se në qytetin e tij të lindjes mund të ketë të tjerë futbollistë si ai.

Për këtë arsye, menaxherët dhe skautët e Napolit kanë qenë të shtunën në Shkodër.
337155_TS_31-10-17_5094801531_
E kishim bërë të qartë praninë e tyre në ndeshjet e ekipeve të Akademisë Vllaznia ndaj atyre të Tiranës, por pa e ditur se për llogari të cilit klub kishin ardhur. Ai që e ka zbuluar këtë gjë ka qenë përgjegjësi teknik i Akademisë Vllaznia, Alban Neziri, që do të shprehej: “Falë njohjeve të drejtorit Zeka, ka ardhur në Shkodër krahu i djathtë i drejtorit sportiv të Napolit, i shoqëruar nga dy skautë dhe ata kanë ndjekur ndeshjet e ekipeve tona.
shkodra
Tre të dërguarit e Napolit kanë evidentuar disa elementë të akademisë tonë. Idea dhe ajo për të cilin po bisedojmë, është që brenda fundit të këtij viti 4-5 futbollistë tanë, të shoqëruar nga dy drejtues, të jenë pranë klubit të Napolit për një periudhë 10-12 ditore stërvitje dhe prove. Kjo është një mundësi e artë që po u jepet këtyre fëmijëve dhe, nëse Hysaj ia doli me ëndrrën e tij të jetë tashmë pjesë e kësaj skuadre, madje një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj, pse jo, të mos jenë edhe ata.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb