Napoli i Elseid Hysajt bën pjesë në grupin C të “Championsit” ku fati i ka rezervuar përballje shumë të vështira, me skuadra si Paris SG, Liverpool dhe Crvena Zvezda.

Në letër duket si kundërshtari më i lehtë, por sipas raportimeve të fundit transferta në Serbi e skuadrës së Anchelotti-t do të jetë mjaft e vështirë. Crvena Zvezda ka lajmëruar se janë shitur të gjithë biletat për ndeshjet e “Champions League” që do të luhen në stadiumin e tyre “Rajko Mitić Stadium”, me kapacitet 55, 500 vende.

Sipas pritshmërive do jetë një ndeshje ‘ferri’ për Hysajn, pasi serbët nuk pritet që t’ia kursejnë koret raciste futbollistit shqiptar.

Kujtojmë që Crvena Zvezda, ose siç njihet ndryshe Ylli i Kuq, është e vetmja skuadër serbe dhe ish-jugosllave që ka fituar “Champions League”. Këtë e ka bërë në vitin 1991 duke mundur Marseille-n në një finale me penallti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb