Vend vakant për: SOCIAL MEDIA MANAGER

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Të jetë përgjegjës për konceptimin, zbatimin dhe vlerësimin e të gjitha platformave të mediave sociale për të rritur angazhimin, ndërgjegjësimin dhe besnikërinë e komunitetit dhe klientit ndaj kompanisë dhe produkteve që kompania administron;
Te gjenerojë, modifikojë, publikojë dhe shpërndajë përmbajtje tërheqëse në bashkëpunim me departamentin e marketingut dhe ekipe të tjera si shitjet dhe marrëdhëniet me klientët për të siguruar qëndrueshmëri të markës;
Te kryej hulumtime mbi tendencat aktuale dhe preferencat e audiencës dhe ti përdori ato njohuri për të krijuar marrëdhënie të forta me audiencën;
Të komunikojë dhe bashkëveprojë me ndjekësit, tu përgjigjet komenteve dhe pyetjeve në kohën e duhur dhe të monitorojë review-t e klientëve përmes kanaleve sociale, etj.

Kërkesat/aftësitë/kualifikimet për pozicionin:

Të jetë diplomuar në një nga degët e fushës Marketing/ Administrim/ Shkenca Sociale;

Të ketë jo më pak se 2 vjet përvojë në fushën e marketingut, në mediat sociale dhe menaxhim të komunitetit on line.

Të ketë aftësi të forta komunikimi, kërkimi, redaktimi dhe shkrimi.

Të ketë njohuri te mira gjuhes angleze, e folur dhe e shkruar.

Të ketë ndërtuar dhe mirëmbajtur kanale sociale nëte gjitha platformat përkatëse.

Të ketë përvojë ne menaxhimin dhe ekzekutimin e projekteve në mediat sociale – duke u kujdesur për afatet kohore, buxhetet dhe raportimet;
Te jetë në gjëndje të analizojë të dhënat, të identifikojë trendet dhe të njohë audiencën që është target për kompaninë.
Të jetë i/e apasionuar pas marketingut dixhital, dhe i/e entuziazmuar për të punuar në një mjedis me zhvillim të shpejtë dhe me një portofol të gjerë produktesh.

 

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, lutem dërgoni një letër motivimi dhe CV-në tuaj në: [email protected]  Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të kontaktohen për intervistë.

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni në: 0682036680.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb