KOSOVE-Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, kërkoi sot nga Zvicra që të përkrahë Kosovën në rrafshin e liberalizimit të vizave.

Hyseni gjatë një takimi me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë Krystyna Marty Lang me rastin e zhvillimit të dialogut mbi Partneritetin për Migrim midis Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, tregoi se janë duke e pritur një komision vlerësues në fillim të korrikut i cili do të konstatojë progresin e arritur.

Në këtë kontest Hyseni tha se vala e migrimit është ndaluar dhe një valë e tillë nuk do ta lejojnë të përsëritet.
Ambasadorja e Zvicrës Krystyna Marty Lang tha se Zvicra i ka ofruar çdo herë përkrahje Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave dhe ajo do vazhdoj ta përkrah në këtë çështje edhe më tutje.

(a.n/Kosova press/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: