Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se godinat që janë ndërtuar në kohën e demokracisë kanë mundur të rezistojnë.

Hysenlliu u shpreh se godinat kanë rezistuar edhe ndaj një tërmeti tepër të fuqishëm, siç ishte ai i 26 nëntorit.

Ndërtesat që po shemben janë ndërtesa që kanë pësuar dëme në struktura dhe kanë pësuar gjendje kolapsi. Janë ndërtesa që kanë dalë jashtë përdorimit. Godinat kaluan një test. Testi në ata godina ishte vërtetë real. Testi u kalua më 21 shtator. Mirëpo tërmeti dy javë më vonë ishte shumë më i madh. Por, shumica e godinave kanë rezistuar sërish. Dëme ka pasur vetëm në mure, por ndërtesat kanë qenë në tërësi të qëndrueshme”, tha Hysenlliu.

I pyetur për pallatet në Thumanë, Hysenlliu deklaroi se në këtë lokalitet pallatet janë të vjetra e prandaj ata kanë rezistuar më pak.

Në godinat e vjetra, ne kemi insistuar që të bëhen kontrolle. Në radhë të parë, dua të them se godina ka jetëgjatësi të veten. Ne kemi kërkuar që godinat e vjetra, në Thumanë kanë qenë disa ndërtesa të vjetra, prandaj rezistenca ka qenë më e paktë”, u shpreh Hysenlliu.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb