TIRANË

Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta ka mbyllur hetimin dhe sot kryetari i komisionit, deputeti i PS Alket Hyseni ka prezantuar provat që ka administruar ky organ.

Pas propozimit të deputetit Spartak Braho, deputetja e PS Vasilika Hysi është shprehur kundër.

“Do të doja të theksoja se lidhur me shkresën e sjellë nga presidenti që ne jo paqëllim ja kemi treguar kërkesën për tu paraqitur. Në shkresë aludohet se ne nuk kemi lexuar përgjigjet e presidentit, duke vënë në shkresë faktin që ne nuk i lexojmë shkresat. Në fakt kjo është për transparence dhe për rekorde. Çdo deputet i këtij komisioni, unë i kam dëgjuar përgjigjet e Presidentit. Do të doja që Presidenti të mos ishte autori i shkrimit të kësaj përgjigje, por të kenë qene lapsuse. Sepse ne kemi theksuar që për shkak të ngarkesës që ka presidenti në këtë periudhë ta zgjidhe vetë ditën dhe orën. Unë nuk jam që ta thërrasim me forcë. Në këtë moment nuk duhet të tregojmë para publikut të gjere shfaqje që nuk janë aspak në të mirë, qoftë për qytetarët, për imazhin e Republikës Parlamentare, për imazhin e institucionit, pasi boll është dëmtuar imazhi. Bie dakord me propozimin e Bushkës. Mos dorëzoni me kërkesa institucionit të presidentit. Kemi ezauruar çdo mjet. Nuk do doja që në arkivin e Parlamentit, brezat e tjerë të gjejnë letra që do ti vinin turp për ti lexuar”, deklaroi Hysi.

Edhe deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi deklaroi se është kundër thirrjes me forcë.
“Për sot e kuptoj mosardhjen e tij. Besoj se do ketë shkuar në Përmet për nder të kongresit të parë të komunistëve. Gjatë fushatës kam parë që i ka vlerësuar dekoruar trashëgimtarët e tyre. Për sot besoj se do jetë në kryetar dhe në funksion të zgjedhjes së kryetarit te PD se dhe ata sot e fillojnë.
Jam dakord me zonjën Hysi. Nuk kemi pse dërgojmë shkresa. Respektet për institucionet e këtij vendi duhet t’i kemi të barabarta. Respektet personale, nëse nuk më respekton një herë personalisht, as ma ndjen fare. Nuk besoj se e kemi thirrur personalisht në komision”, tha Murrizi.

Kreu i Komisioni Alket Hyseni tha se kërkesa për të ardhur në seancë dëgjimore është bazuar në dy momente juridike, momenti i parë e drejta që ka personi nën hetim, në këtë rast presidenti dhe detyrimin që ka ky komision për ta thirrur e dëgjuar.

“Për ne e rëndësishme është thellësia e hetimit. Do hedh për votim propozimin për të mbyllur procedurën e thirrjes së presidentit, hetimin, dakord të gjithë. Administrimi i provave, do ua lexoj provat dhe do shprehemi”, tha Hyseni, teksa më pas ka renditur provat si CD me deklarata e pamje filmike, takime të Presidentit Meta etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb