Ish-kreu i UÇK, Hysni Gucati ka dekoruar ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Azgan Haklaj për kontributin e tij gjatë luftës në Kosovë.

Gucati ka ndarë fotot në rrjetet sociale nga momenti kur Haklajt i është dhënë dekorata për kontributin në mbështetje të UÇK-së dhe strehimin e shqiptarëve të Kosovës gjatë dëbimeve nga ushtria serbe.

“Për mbështetjen dhe kontributin e tij për luftën në Kosovë, Organizata e Veteranëve të Luftës ndau Dekorate për Azgan Haklaj!”, shprehet ai.

Postimi
Kur Kosova po kalonte periudhën e saj me të vështirë atë të viteve ’90 të shekullit të kaluar, shumë burra dhe atdhetar nga Shqipëria i dolën në ndihmë dhe mbështetje çështjes së Kosoves, një nder ta ishte edhe Azgan Haklaj nga Tropoja i cili përmes funksione që ushtronte në Shqipëri, dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe duke ndihmuar dhe pritur shumë refugjatë nga Kosova në Shqipëri. Për mbështetjen dhe kontributin e tij për luftën në Kosovë, Organizata e Veteranëve të Luftës ndau Dekorate për Azgan Haklaj!

Ndërkohë mbi ngjarjen ka reaguar edhe  Azgan Haklaj, i cili me anë të një postimi në Facebook ka falenderuar Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vlerësimin.
Postimi i Azgan Haklajt:
Madhështisë i dridhen gjunjt’ para modestisë!
Ceremoni modeste por vlerësim i madh për mua!
Vlerësim nga tre shkronja të arta të Alfabetit Shqip!
UÇK!
Faleminderit Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetarit Hysni Gucati për vlerësimin!
Pas dorëzimit të mirënjohjes në zyrat e organizatës një pritje e ngrohtë e vëllazërore tek lokali De Rada në Prishtinë nga pronari miku im i çmuar Fatos Ahmeti!
Në këtë eveniment modest pata të ftuar nderi dy miqt’ e mi të veçantë dr Bashkim Murati nga Shqipëria dhe deputetin nga Maqedonia e Veriut dr Ilir Hasani!
Ju përshëndes miq!
Ju uroj një ditë të mbarë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb