Në një intervistë në emisionin “Real Story”, në “News 24”, deputeti aktual i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, tregoi arsyet se përse zgjodhi të mos kandidojë për PS në zgjedhjet e prillit dhe foli mbi angazhimin e tij në të ardhmen.

Hyseni sqaroi se gjatë gjithë kohës do të jetë terren duke takuar njerëzit dhe të kontribuojë në fitoren e Partisë Socialiste. Gjithashtu ai i bëri thirrje shqiptarëve, për të votuar PS, pasi sipas tij është forca e vetme politike që do e dërgojë përpara zhvillimin e vendit.

“Ka qenë një kërkesë për të qëndruar në atë listë, nuk besoj se lidhet me pjesën e parë. Kur kam hyrë në politikë kam qenë i bindur që baltë do të ketë. Im at, si këshilltari më i mirë më ka thënë që politika më shumë të bën pis. Unë do të isha penduar po të mos isha këshilluar me të, vendimet merren pas këshillave. Pasioni im është që të kontribuoj për këtë vend, pa e lidhur këtu me faktin që nuk e shoh veten pashmangërisht nga deputeti. Kam qenë pedagog, dekan, avokat. Patjetër që ka burime të mangëta financiare, rroga e një deputeti është minimale, për atë që e bën punën me pasion. Mos them për mua, që isha në një zonë të largët, por përtej kësaj, pasioni të bën të marrësh angazhime dhe i kisha llogaritur këto. Ka shumë më të akuzuar. Akuzat janë të padrejta, kjo është një betejë e padrejtë shpesh por ne po ecim përpara. Kryeministri dhe drejtuesi politik e din që fjalët e nxjerra janë përdorur politikisht. Përtej kësaj, kemi vazhduar punën të qetë. Kjo e thënë dhe e hetuar shumë më përpara, ka vendime gjykatash, është një çështje ku unë jam i qetë përpara elektoratit. Asnjë në Sarandë nuk më drejton gishtin për afera. Në Sarandë ka qenë Ruci për disa mandate, Nano, Koço Kodhima dhe burra dhe gra të tjera të nderuar më para. Nuk mendoj se ka një ngjashmëri me situatën. Ka gjasa që të zëvendësohem nga zonja Denaj. PS nuk është perfektr. Kur kam konkurruar edhe për FRESSH, drejtori i shkollës dëshironte dikë tjetër, por fitova unë. Një gjë e tillë u bë dhe në fakultet, jo gjithmonë ia del edhe me konkurrime, meritokraci. E rëndësishme është që në këtë familjet ë madhe të gjesh veten. Unë kam qenë në zonë, do të zbres sërish në zonë. Nesër do të jem atje, në fushatë atje, të gjitha energjitë e mia, njohjet e mia, nderet, do të përkthehen të gjitha në vota dhe jam i bindur që do të marrim rezultat shumë të mirë. Socialistët e kemi bërë fushatën dhe do e bëjmë. Ka shumë të djathtë që na kanë votuar dhe do të na votojnë më shumë këtë herë. Ata kanë parë që nga ata s’ka shpresë dhe tek ne po. Prej muajsh e kemi vijuar fushatën me simpatizantët e PS. Tek ne dihet që kushdo është simpatizant sa persona ka në patronazh dhe do të sjellë në qendrat e votimit. Patronazhimi është skemë amerikane, është sukses. Fjala vjen Sokol Balla thotë se do të dërgoj për ë votuar familjen time. Unë kam pasur dy zyra, një në Delvinë dhe në Sarandë. Unë kam takuar njerëzit çdo fundjavë, kemi zgjidhur hallet e njerëzve. Deputetët nuk janë zyrat më të forta të shtetit, janë më të dobëtat, pa infrastrukturë. Ai që ka dëshirë e bën punën nëpërmjet benefiteve që të jep ligji. PS bën mirë pa secilin nga ne. Ka ikur lideri historik Nano dhe është më e fortë partia sot. Ne kemi përgjegjësi për të çuar reformat përpara. Të hipësh në trenin e PS është të mos pyes për vendin dhe destinacionin. Të hipin të gjithë në PS dhe ta mbështesin PS dhe ta dërgojmë Shqipërinë përpara”, u shpreh Hyseni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: