TIRANË
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, ishte i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, në rubrikën “Opinion”. Gjatë bisedës në studio ai u ndal në shumë tema, ku më e rëndësishmja ishte rikthimi i tij si kandidat në qarkun e Tiranës.

Edhe pse ndodhet i 18-i në këtë listë, Shalsi thotë se ai do të vijojë të japë kontributin e tij dhe të jetë pjesë e parlamentit.

Gjithashtu, ai foli edhe për trazirat e ditëve të fundit. Sipas Shalsit, rastet e ilustruara janë të izoluara dhe të nxitura sipas tij nga opozita.

Fakti që u përmend shit-blerja e votës do të vëzhgohet situata?

Eduard Shalsi: Ka një mit të ngritur sidomos pas humbjes së opozitës. Duhet ti referohem diçkaje që ka lindur në vitin 2009, për hapjen e kutive të votimit, për çfarë, ne donim të shihnim nëse vullneti i zgjedhësve ishte ai që ishte, apo vullneti i popullit ishte diçka tjetër. Ne donim të hapeshin kutitë, nuk u lejua asokohe, për të verifikuar atë që ne mendonim. Janë zgjedhjet e katërta për mua. Kam qenë në Tiranë, Berat, Pogradec dhe tani në Tiranë. Edhe në 2017 u dëgjua për një proces që ishin vjedhur edhe vota me demek. U vërtetua që alternativat janë të qarta, shqiptarët janë të zgjuar se çfarë ofron njëra palë, sesa tjetra. Miti i shit-blerjes së votës është si pasojë e një propagande e opozitës, ndërkohë që jemi të gjithë koishientë se ç’ndodhte kur ishin atë në pushtet dhe çfarë ndodh tani. Atëherë dhunoheshin mësuesit, kërcënohej administrata publike, ndërkohë sot kemi diçka ndryshe.

Janë disa të dhënat që vijnë nga tatimet dhe rezulton të jenë shumë të punësuar?

Eduard Shalsi: A është lajm i vërtetë apo jo. Ne pamë një president që duhej thënë të mbajë veten në kontroll, sepse ishte fyese për shqiptarët të shihnin një president në atë reagim ndaj pjesës së mesme të administratës. Ajo tregon një fytyrë të vërtetë të opozitës. Kemi nga njëra anë, Bashën, Metën dhe Berishën dhe nga ana tjetër Ramën dhe skuadrën e tij. Shqiptarët gjatë këtyre viteve janë në gjendje të na monitorojnë dhe të vlerësojmë. të Hamendësojmë sikur opozita të është në krye të vendit, çdo të ndodhte me pandemitë. Kemi Monikën që nuk ekziston pandemia, Bashën që bën mitingje.

Pse aq shumë të punësuar në fund të 2020 në administratën publike?

Eduard Shalsi: Nuk është rasti i parë dhe do të jetë i fundit kur del një shifër e reagon presidenti. Pyetja është a është e saktë shifrat? Unë dyshoj në atë që thoni ju mbi të dhënën që ju iu referoheni. Sa ka qenë administrata një vit më parë, 2 e kështu me radhë. Vendoset një trend dhe thuhet sa më pak e më shumë. Ajo që di të them është që ka filluar një reformë e thellë në administratën publike, shembull arsimi. Kurrë më parë, deputetët kanë qenë të plotfuqishëm në zonën e tyre. Sot kemi një platformë që seleksionon arsimtarët sipas performancave të tyre. Ka filluar një proces i cili natyrisht nuk mund të funksionojë 100 % dhe të pretendosh që një kauzë.

Jeni i 18-i në listën e Tiranës, pas Alqi Bllakos?

Eduard Shalsi: Mund të isha më parë, më pas, pak rëndësi ka kjo. Jam i kënaqur që jam pjesë e PS. Jam i bindur si unë ka shumë të tjerë që e meritonin të ishin pjesë e PS. Partia Socialiste është një forcë që me hapjen e dyerve për të rinjtë, çka tregon për fuqinë ripërtëritëse për hir të së vërtetës. Pak rëndësi ka numri, dua të kontribuoj maksimalisht për fitoren e Edi Ramës për të çuar përpara punët e nisura. Ndërkohë që Pogradeci dhe Berati ishin stacione tranzitore, për shkak se modelin e Tiranës shumë qytete donin ta bënin të tyre. Jam krenar, për pjesën e Beratit dhe Pogradecit, që kanë ndryshuar. Kthehem në Tiranë, isha, e jam i gatshëm të kontribuoj në çdo vend. Unë kam zonën e Kasharit, por dy vitet e fundit zyrtarisht, kam bërë avokatin e biznesit pranë qeverisë, janë të panumërta betejat e mia me sportele të ndryshme në mbrojte dhe në shërbim të sipërmarrjes. Kashari është një zonë, por edhe bizneset e autostradës. Më dua ta pranoj jo çdo kërkesë të biznesit kemi arritur ta kënaqim, kemi bërë një gjë dhe për këtë jam i bindur sepse kemi luftuar për çdo ankesë, sugjerim, kërkesë të tyre, njëlloj sikur të ishte halli ynë personal. Shumë nga kërkesat e tyre gjatë pandemisë u morën në konsideratë. Ne donim të bënim më shumë. Madje dua të them që edhe heqja e TVSH-së dhe taksave për biznesit të vogël, ishte kërkesë e tyre. Kjo erdhi falë konsultimeve, debatit me ta. Në kohë pandemie apo krizash ndihmohen më të dobëtit. Po ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, kemi këmbyer eksperienca, jemi konsultuar, pa pretenduar se kemi zgjidhur problemet. Shumë të vëmendshëm dhe kemi qenë karshi sipërmarrjes.

Ju vjen mirë që jeni ende duke diskutuar në terren me biznese. Ju vjen mirë që nuk jeni si senatrëot e Partisë Socialiste që nuk janë në lista, janë poshtë, apo u larguan?

Eduard Shalsi: Nuk kam pasur kohë të merrem me këtë gjë që ju përmendni, sepse jam përqendruar tek rol im. Di një pjesë, sepse kemi pasur dhe miq, di Vasilika Hysën, Eglantina Gjermeni, emra që i kanë bërë nderë PS.

Ndërkohë zoti Majko, Kodheli janë në listat e fundit?

Eduard Shalsi: Ne të gjithë jemi në një start, listat kanë një opsion preferenciale. Secili nga ne do të tregojë se sa pushon në PS. Për mua që nuk jam në politikë për 30 vitesh, unë jam bërë pjesë e PS në 2008, që do të thotë që nuk është fundi i botës të shkëputesh nga politika. Do të kontribuoj nëse PS do beson në kontributin tim. Këto kohë kam takuar disa individë të rinj në moshë, e duhet të bëjmë çmos t’i përfshijmë në politikë. Dua të them që është e domosdoshme, ndaj ne kemi një fuqi ripërtëritëse, jemi të sfiduar çdo ditë nga të rinjtë, dyert për të cilët janë të hapura.

A do të ketë tensione para zgjedhjeve?

Eduard Shalsi: Ajo e zyrave ishte një incident banal dhe duhet shmangur, siç u shmang nga partitë e tjera. Është fyese për shqiptarët kur shohin një president me këtë sjellje. Sa për Elbasanin edhe ajo ishte provokuar nga opozitarët, rezultojnë të jenë raste të izoluara. Unë jam gjatë gjithë kohës ë lëvizje dhe shoh që populli do qetësi, të vendosi në mënyrë të qetë dhe të gjykojë qartë mbi alternativat dhe tensionet artificiale që lindin si rezultat të atyre që në të kaluarën kanë pasur dhunën si mjet për qeverinë. Sondazhet janë të dukshme, të prekshme, të gjitha konvergojnë që PS fiton dhe kjo është arsyeja që po provokohet dhunë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb