TIRANË

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj tha se ka marrë qindra telefonata nga njerëzit pas daljes së listave, ku u rendit i 23-ti në Tiranë. Xhafaj u shpreh në “Real Story” në News24 se kanë shprehur habi, dikush dhe indinjatë, por se e shikon të thjeshtë betejën e tij në Tiranë, duke treguar se numrin e celularit nuk e ka ndërruar që në 1997.

“Po të jetë për komentet e komentatorëve dhe të analistëve, në mëngjes dëgjon tjetër gjë, në drektë tjetër dhe në darkë mund të ftojnë të pish një gotë verë.
Mua më është dashur të sqaroj strukturat e partisë që drejtoj. Dhe për ato kanë qenë të vështirë të kuptojnë këtë filozofi. Shumë miq kolegë të mia kanë shprehur habi, dikush dhe indinjatë. Shumica e këtyre njerëzve nuk e dinë dhe sonte si funksionon sistemi. Nuk e dinë se sa vota duhet të ketë një deputet përtej zonës së gjelbër të qenë deputet. Sa telefonata më kanë ardhur? Me qindra, me qindra, të llojeve të ndryshme, kryesisht të mbështetjes, kurajës për ta vazhduar këtë betejë. Nuk e kam ndërruar numrin e celularit që nga dita e parë që jam bërë me celular, nga 1997. Pse e kam të thjeshtë, mjafton të marrë 1/5 e votave të familjeve që kam numra në celular”, tha Xhafaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb