Gjykata e Posaçme cilësoi fajtor për korrupsion ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe e dënoi atë me 3 vite burgim. Për shkak se ish-zyrtari i drejtësisë u gjykua me procedurë të përshpejtuar dënimi iu reduktua ne dy vite.

Trupa gjykuese vendosi ta pezullojë ekzekutimin e dënimit dhe konvertojë atë në 4 vite shërbim prove dhe urdhëroi lirimin nga qelia të ish prokurorit nga qelia. Gjykata ndërkohë e cilësoi të pafajshëm të pandehurin Hasa për akuzën e fshehjes apo mosdeklarimit të pasurisë.

Ai dyshohet se mori ryshfet nga Elsiona Papa motra e të pandehurit Emiljano Mirani që këtij të fundit t’i pushohej dosja, pasi ishte nën hetim për plagosje. Papa u dënua me 16 muaj shërbim provë, ndërsa i vëllai me Emiliano Mirani 1 vit e 6 muaj.

Markelian Alinani i dënua me 2 vjet burgim, ndërsa Julian Zera me 8 muaj burg. Ky i fundit u lirua nga burgu pasi e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.

Oficeri i policisë gjyqësore, Napolon Hodaj u dënua me 1 vit 4 muaj burg dhe 5 vite nuk duhet të ushtrojë funksione publike. Zyrtari i klubit të futbollit Përmeti, Bledar Hajredinaj u dënua me 3 vite shërbim provë, ndërsa arbitri Qerim Ruci me 1 vit 6 muaj burg, pasi u gjetën fajtorë për trukim ndeshjesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: