Abdel Monem Abul Futuh, ish-kandidati për president në Egjipt është dënuar me 15 vite burg.

Abul Futuh kandidoi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, ndërsa është dënuar për informacion të rremë dhe minimin e sigurisë së shtetit.

Ai u arrestua gjatë kthimit të tij nga Londra , ndërsa gjatë një interviste në atë kohë kritikoi qeverinë dhe bëri thirrje për një abstenim në zgjedhjet presidenciale, zgjedhje të cilat çuan në rizgjedhjen e Abdel Fattah al-Sisi,.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: