Skënder Vathi i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Vathi ka ankimuar vendimin e shkallës së parë që e la në burg.

Ai nuk e ka pranuar asnjëherë përfshirjen në vrasjen e Sofisë. Ndërkohë Ernejt Shyti, Leonard Xhixha dhe Xhulio Visha nuk kanë dorëzuar ankim në Apel.

I vetmi që e ka pranuar krimin është 24-vjeçari Shyti. Behar Sofia u vra në 25 Shkurt pranë piramidës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: