Influencuesi Andrew Tate që u arrestua për trafik seksual është ankuar për kushtet e paraburgimit në burg ku edhe po vuan dënimin.

“Shoqëria ime e vetme janë buburrecat, morrat dhe çimkat” ka thënë ai.

Ish-kikboksieri, i lindur në SHBA, me nënshtetësi britanike, Tate ka ndërtuar një markë multimilionëshe në internet mbi konceptet e maskulinitetit, mizogjinisë dhe “krijimit të pasurisë”.

Policia rumune pretendoi se rrjeti i influencuesit Tate futi në grackë shtetasit britanikë duke përdorur metodën “djali i dashuruar” – taktikë sipas së cilës trafikantët joshin viktimat me perspektivën e një marrëdhënieje dashurie deri kur ato të mund të detyrohen të qëndrojnë në situata abuzive ose skllavëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: