Sulmuesi kryesor i “Juventusit”, Kristiano Ronaldo garantoi sot se është një shembull brenda dhe jashtë fushës, pavarësisht hetimit të hapur nga policia në Las Vegas në lidhje me akuzat për përdhunim, për një ngjarje të ndodhur në qershor 2009.

“E di që jam një shembull. 100%. Në fushë dhe jashtë saj”, deklaroi fituesi katër herë i Topit të Artë në një konferencë për shtyp, para se të zhvillohet nesër ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër ish-klubit të tij, “Mançester Junajtid”.

“Vazhdoj të jem i buzëqeshur, jam një njeri i lumtur, jam i bekuar që luaj në një klub fantastik, kam një familje fantastike, kam katër fëmijë, gëzoj shëndet të mirë. Kam gjithçka. Pjesa tjetër nuk më shqetëson aspak. Jam shumë shumë mirë”, komentoi Ronaldo sot në Mançester.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb