Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg afganin Rezo Agbari i akuzuar për trafikim klandestinësh. Arrestimi u bë 3 ditë më parë, ndërkohë që gjykata ka vendosur me kërkesë të prokurorisë për të dhe Xhosias Hoxha masën e sigurisë arrest me burg.

Gjykata i ka kërkuar organeve kompetente marrjen e shenjave të gishtave të shtetasit afgan, pasi ka dyshime të forta se 20-vjeçari jo vetëm ka identitet tjetër, por akoma më tej mosha e tij është më e madhe.

E gjithë kjo, lidhet edhe me dyshime po kaq të forta se shtetasi Rezo Agbari është kapur edhe herë të tjera nga policia kufitare dhe Frontex, dhe sa herë është kapur ka paraqitur identitete të tjera.

Ndaj 20-vjeëarit prokuroria e Pogradecit ka dyshime se ky person është ai që ka kryer transportimin e shtetasve që vijnë nga vendet me konflikt nga kampet greke të refugjatëve drejt kryeqytetit dhe më pas drejt vendeve te BE. Policia kufitarë në juglindje të vendit ka bërë me dije se pas arrestimit të shtetasit afgan, pothuajse ka pushuar transportimi i shtetasve të huaj nga Devolli drejt Tiranës, çka dhe për policinë tregon se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë kryer gjatë gjithë kësaj kohë transportin e klandestinëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: