Prokuroria e Krimeve të Rënda (sot kjo Prokurori shkrihet sepse krijohet SPAK) ka pushuar çështjen në ngarkim të Ergys Faslisë, njërit prej të akuzuarve nga ky organ si pjesëtar i një organizate terroriste.

Plot 3 vite i janë dashur këtij organi për të vërtetuar se akuzat e ngritura ndaj 33-vjeçarit dhe personave të tjerë kanë qenë të pabaza ligjërisht. Personat e arrestuar në nëntorin e 2017 në qytetin e Shkodrës u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe pjesëmarrëse në “organizatë terroriste.

Faslija 2
Faslija 2

Por vetëm pas një viti të vuajtjes së dënimit ish-prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata. Pas dy viteve në ‘arrest shtëpie’ tashmë organi i akuzës pushoi çështjen në ngarkim dy shkodranëve.

Në nëntor të 2016, 4 persona, dy prej të cilëve shkodrane dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodrës pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, akuzë e cila jo vetëm që nuk u provua por rezultoi si tërësisht e pavërtetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb