Pjesa e parë mes Barcelonës dhe Valencias përfundoi 0-0, por ky rezultat nuk do të qëndronte sikur gjyqtari mos të gabonte në minutën e 30-të. Minutën kur topi kaloi vijën e portës së vendasve pas gjuajtjes së Lionel Messit.

Pasi përfundoi pjesa e parë, argjentinasi iu afrua gjyqtarëve dhe iu kërkoi shpjegim për vendimin e marrë.

Por, nuk mungoi edhe shpjegimi i tij, ku me gjeste dhe fjalë i tregonte se topi ishte futur dukshëm në vijën e portës, shkruan tg.

Vlen të theksohet se Messi asistoi te goli i Jordi Albas, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.
Ndeshja e ardhshme e Barçës është ndaj Celta Vigos.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: